Dalin në pah dokumente se si është vlerësuar nga organet e Drejtësisë së re, gjykatësja Xhaferllari.
“BalkanWeb” siguron dokumentin e vlerësimit të anëtares së dekretuar nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, znj. Marsida Xhaferllari për Gjykatën Kushtetuese nga anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Ajo që bie në sy në sistemin e pikëzimit të vlerësimit të Xhaferllarit janë vlerësimet me zero pikë nga kreu i KED Ardian Dvorani dhe anëtarja e KED, prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku në pikën e ‘meritave morale’. Xhaferllari është vlerësuar me zero pikë nga 18 maksimalet për ‘integritetin etik e moral’ dhe me zero pikë për ‘reputacionin që gëzon kandidati në shoqëri dhe midis kolegëve’ nga 10 të mundshmet si nga Dvorani ashtu dhe nga Marku. Por anëtarët e tjerë të KED e kanë vlerësuar ndryshe Xhaferllarin.
Pikërisht ky vlerësim me zero pikë ka bërë që znj. Xhaferllari të renditet e katërta në listën e kandidatëve të KED për Gjykatën Kushtetuese.
Veritas.com.al