
Ylli Manjani do të mbahet mend gjatë për qëndrimet ekstreme dhe gjuhën që ka përdorur ndaj Edi Ramës kur LSI nuk ishte në koalicion me PS. Por ndërsa gjuhën e ka moderuar, si Ministër i Drejtësisë, Manjani vazhdon të kundështojë disa aksione të Ramës që ka tani për kryeministër. Në analizën e KLSH, ai ironizoi me rritjen e kërkesave të qeverisë Rama për dënime me burg për shkelje të ndryshme. “Flasim burg, burg, burg dhe burgu s’është më zgjidhje”, u shpreh Manjani. /Lapsi.al