Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim, ka marrë pjesë sot në një prej seancave stërvitore në kuadër të DefenderEurope 21, në Zonën e trajnimit në Bizë.

Diplomatja amerikane, siç mund të shihni edhe në fotot e mëposhtme, ka bërë qitje me armë automatike dhe pistoletë. Më herët, ambasadorja foli edhe për shpalljen “non grata” të Sali Berishës.

“Mesazhi është ky Shqipëria po ndryshon, Shqipëria është anëtare NATO-s Shqipëria do të jetë në BE, është mike dhe aleate e SHBA-ve. Shteti ligjor duhet të prevalojë. Duhet të jetë një vend i pastër dhe që të vijë kjo, askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Ditët e pandëshkueshmërisë duhet të përfundojnë dhe të gjithë duhet të punojmë për këtë”, tha Yuri Kim.

“DEFENDER-Europe 21” është stërvitja më e madhe e bërë në Ballkan. Ushtrimi i udhëhequr nga  SHBA dhe forcat e NATO-s do të mbledhë gjithsej 28, 000 forca shumëkombëshe nga 26 kombe. Po kryhen operacione gati të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi.

VERITAS.COM.AL