Drejtori i stacionit hekurudhor të Larisës është arrestuar. Ai do të akuzohet për “prishje të sigurisë së transportit me pasojë vdekje”. Kjo vepër penale parashikon 10 vite deri në burgim të përjetshëm.

Media greke Prothema shkruan se tragjedia u shkaktua nga një gabim fatal i drejtorit të stacionit hekurudhor në Laris, i cili e drejtoi trenin e pasagjerëve në linjën zbritëse të trafikut, duke rezultuar në të njëjtën linjë me trenin e mallrave.

Sipas informacioneve, drejtuesi i stacionit dyshohet se ka pohuar në polici se ka dhënë urdhër për ndryshimin e pistës por nuk është zbatuar nga sistemi.

Greqia ka shpallur 3 ditë zie kombëtare në nder të viktimave nga përplasja e dy trenave në afërsi të Larisës këtë të mërkurë.

Sipas mediave greke bëhet fjalë për 40 viktima, 130 të lënduar dhe 66 persona që po marrin mjekim në spital. 6 prej tyre janë në gjendje të rëndë.