Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja në Gramsh, ku u sulmuan dy ushtarë.
Burime të sigurta dhe konfidenciale kanë thënë për News24 se një nga shërbimet partnere të inteligjencës së huaj të vendit tonë, pas ngjarjes së Gramshit, u ka dhënë autoriteteve shqiptare informacion se shtetasja ruse Svetlana Timofeeva, e arrestuar në Gramsh, dyshohet se është e përfshirë në një rrjet spiunazhi rus.
Këto shërbime kanë informacione sekrete se kjo shtetase ka lidhje me persona që janë pjesë e shërbimeve sekrete ruse, shtoi burimi.
Gjithashtu, burime pranë Prokurorisë së Elbasanit bëjnë të ditur se dy shtetasit rusë dhe shtetasi ukrainas që tentuan të hynin në uzinën e Gramshit do të hetohen për tre vepra penale që lidhen me spiunazhin dhe pjesëmarrjen në qelitë e spiunazhit./ATLANTIC/