Është dëshmia kristjane më antike në botë. U zbulua nga një profesoreshe e Universitetit te Bazelit
Nga: Francesca Bernasconi
Është dorëshkrimi më i vjetër i krishterë në botë, që daton nga viti 230 pas Krishtit
Universiteti i Bazelit ka njoftuar zbulimin në një komunikatë, duke afirmuar se “bëhet fjalë për më antiken e të gjitha provave dokumentare të krishtera të Egjiptit romak dhe të gjithë botës së krishterë të shekullit të tretë”.
Bëhet fjale per një papirus egjiptian (i klasifikuar si “P.Bas.2.43”), një letër familjare, e cila jep disa informacione mbi jetën e të krishterëve të parë gjatë Perandorisë Romake, qe nuk ishin njohur kurrë nga asnjë burim tjetër, para këtij zbulimi. “P.Bas 2.43” përmban referime të qarta për vendet jashtë qyteteve egjiptiane, ku jetonin të krishterët dhe mbanin poste të rëndësishme politike. Letra ishte shkruar nga një farë Arriani i cili ja drejtonte vëllait të tij Paulus: pasi e informonte vëllain për punët e familjes dhe kërkonte salcën më të mirë të peshkut si kujtim, autori shkruan përshëndetjen finale, duke uruar që i afërmi të kete një jetë të begatë duke besuar ne Zot. Në rreshtin e fundit, në fakt, lexohet: “Të kërkoj të bëni mirë në Zotin”.
Përdorimi i kësaj formule “nuk lë asnjë dyshim për besimet e krishtera të autorit të letrës“, pasi që kjo përshëndetje ishte ekskluzivisht e krishterë. Për më tepër, një tjetër indicie rreth fesë se praktikuar nga familja vjen nga emri i vëllait: «Paulus ishte një emër jashtëzakonisht i rrallë në atë kohë dhe mund të nxjerrim përfundimin se prindërit e përmendur në letër ishin të krishterë dhe se e quanin djalin e tyre me të njëjtin emër si apostulli “kanë observuar studiuesit e Institutit te Bazelit.
Papirusi “P.Bas. 2.43” ishte në posedim të Universitetit të Bazelit për më shumë se 100 vjet, por profesoresha Sabine Huebner e ka identifikuar dhe datuar në 230 pas Krishtit. Kjo e bën atë dëshminë më antike mbi krishterimin, duke pasur parasysh se i paraprin të gjitha dokumentet e tjera me të paktën 40 ose 50 vjet.
VERITAS.COM.AL/