![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2019/06/1561100645_zefbrozi.jpg)
Vjen deklarata e fortë e Zef Brozit 3 ditë para zgjedhjeve, zbardhet kërkesa urgjente për ndërkombëtarët
Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi ka reaguar pas sulmit në KZAZ-në e Vaut të Dejës. Ai u bën thirrje drejtësisë dhe ndërkombëtarëve që të ndalin hovin kriminal talibanëve të Shqipërisë.
“Sapo mësova për sulmin me molotov dhe djegien e materialeve zgjedhore në një qendër votimi në Bushat. I bej apel Prokurorisë, Gjyqësorit, policisë, të gjithë institucioneve shtetërore e ndërkombëtare dhe shqiptarëve kudo që janë t’i ndalin hovin kriminal talibanëve të Shqipërisë.
Forca e ligjit, shtetit dhe principeve të demokracisë duhet dhe do të fitojë mbi dhunën dhe aktet talibane”, shkruan ai.
Veritas.com.a/