Shefi i Stafit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly ka shprehur vullnetin që të japë dorëheqjen dhe propozimin e ka dërguar të presidenti Donald Trump, siç raporton ‘ABC News’.
‘Breitbart News’ ka konfirmuar vërtetësinë e lajmit nga burime që kanë dijeni direkt me situatën.
Por mbetet ende e paqartë nëse Kelly ka paraqitur dorëheqjen, ose deh se presidenti është i gatshëm ta pranojë dorëheqjen e tij.
Zëvendës sekretari i shtypit për Shtëpinë e Bardhë, Hogan Gidley tha për ‘Breitbart Neës’ se Kelly nuk ka paraqitur dorëheqje. Vetë Kelly gjithashtu mohoi se ka ofruar dorëheqjen.
Kur u pyet nga reporteri i NBC news nëse ka ofruar dorëheqje, Kelly u përgjigj: “Jo!”.
Presidenti nuk duket se do ta njoftojë largimin e Kelly, edhe pse ai do të bëjë një zëvendësim. Në Korrik 2017, qarkulluan thashetheme për largimin e ish- shefit të Stafit të Shtëpisë së Bardhë Reince Priebus disa ditë para se Trump ta njoftonte se Kelly do ta zëvendësonte.
Burimet nga Breitbart News thonë se Trump ka thërritur aleatët për të diskutuar mundësinë e zëvendësimit.
Veritas.com.al/