Gjykata Kushtetuese i jep fund diskutimit duke shpallur të vlefshme zgjedhjet lokale të 30 Qershorit të 2 viteve më parë, të cilat opozita i bojkotoi.
Pas shqyrtimit të padisë së bërë nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, Komisionit të Venecias dhe dëgjimit të palëve, sot vendosi që të rrëzonte ankesën duke njohur si “të ligjshëm procesin”.
Kjo do të thotë se zgjedhjet pavarësisht se opozita, PD-LSI mungoi, janë të ligjshme dhe se nuk do të ketë proces të parakohshëm.