Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve vendore në Shqipëri kanë paraqitur gjetjet dhe përfundimet e tyre paraprake në një konferencë për shtyp.
Ambasadorja Audrey Glover, Drejtuese e Misionit të ODIHR-it për Vëzhgimin e Zgjedhjeve, deklaroi se përplasjet politike çuan në pasiguri juridike dhe shumë vendime të administratë zgjedhore u morën duke pasur si objektiv garantimin e këtyre zgjedhjeve
Ne lëmë faktet të flasin:
“Këto janë zgjedhjet e 14-ta që OSBE/ODIHR vëzhgon në këtë vend. Ne kemi mbërritur si mision që më 23 maj dhe kanë ardhur më pas vëzhgues edhe afatshkurtër, në total 126. Ne vëzhgojmë të gjithë procesin zgjedhor. Ne jemi këtu pa ndonjë ide të paracaktuar dhe pa asnjë axhendë të fshehtë. Ne jemi plotësisht të paanshëm dhe si gjithmonë lëmë faktet të flasin. Ne nuk na intereson se kush i fiton zgjedhjet, i vlerësojmë në bazë të përputhshmërisë së tyre në lidhje me OSBE dhe standardet ndërkombëtare. Zgjedhjet e 30 qershorit u mbajtën pa mbajtur parasysh elektoralin. Opozita vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhje, ndërsa qeveria ishte e vendosur për t’i mbajtur këto zgjedhje edhe pa opozitën. Në këtë klimë të një polarizimi politik zgjedhësit nuk patën ndonjë mundësi reale për të zgjedhur mes subjekteve të ndryshme politike. Në 31 bashki kandidatët për kryetar bashkie garuan pa kundërshtar. Pati pretendime të besueshme nga qytetarët se ishin në presion nga të dyja palët. Përplasjet politike çuan në pasiguri juridike dhe shumë vendime të administratë zgjedhore u morën duke pasur si objektiv garantimin e këtyre zgjedhjeve. Votimi u zhvillua në mënyrë të qetë dhe paqësore”, tha kryesuesja e misionit të OSBE/ODIHR.
Po mbledhim fakte sa këto zgjedhje i përmbushën standardet:
Sipas Glover, ODIHR është ende duke mbledhur informacione për nga vëzhguesit në terren dhe se do të shprehet me raportin final.
“Ne ende vazhdojmë të marrim informacion dhe ende nuk e kemi tablonë e procesit zgjedhor. Deri sa të marrim këto informacione, nuk do shprehemi dhe të themi që këto zgjedhje i përmbushën standardet zgjedhore“, ka thënë Glover, duke shtuar “Nuk është mandati ynë që të certifikojmë zgjedhjet, por ne i monitorojmë ato dhe do të dalin në një raport përfundimtar”.
Polarizimi politik dëmtoi zgjedhjet:
Në këtë klimë të një polarizimi politik zgjedhësit nuk patën ndonjë mundësi reale për të zgjedhur mes subjekteve të ndryshme politike. Në 31 bashki kandidatët për kryetar bashkie garuan pa kundërshtar. Pati pretendime të besueshme nga qytetarët se ishin në presion nga të dyja palët. Përplasjet politike çuan në pasiguri juridike dhe shumë vendime të administratë zgjedhore u morën duke pasur si objektiv garantimin e këtyre zgjedhjeve. Votimi u zhvillua në mënyrë të qetë dhe paqësore”, tha kryesuesja e misionit të OSBE/ODIHR.
Ajo tha se mosmarrëveshjet politike e çun popullin në një situatë konfuze.
“Më lejoni të ngre një pyetje: për kë bëhen zgjedhjet për politikanët, apo votuesit? Jam e bindur se në zgjedhje pjesëmarrësi më i rëndësishëm është votuesi”, theksoi Glover.
“Në fund të fundit zgjedhjet bëhen që zgjedhësit duan të votojnë. Zgjedhësit duhet të jenë në gjendje të votojnë lirshëm dhe pa asnjë lloj presioni. Të jenë të sigurt se vota e tyre do të ruhet e sigurt dhe do të mbrohet si duhet. Kandidatët të kenë akses të barabartë në media dhe të jenë të mirë organizuara dhe funksionale në të gjitha nivelet dhe në përputhje me të gjitha nivelet”, u shpreh ajo.
Mediat mbajtën interes politik:
Ajo kritikoi edhe median, që në raportime, duket më e në interes të klasës politike, sesa të publikut. “Ne pamë prova se votuesit ishin nën presion nga të gjitha forcat politike. Kjo në disa raste që nuk e lejoi votuesin të votojë i lirë dhe i mirinformuar. Kjo cënoi besimin e votuesve. Ne i urojmë Shqipërisë sukses në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike dhe u kërkojmë aktorëve politikë të punojnë në emër të gjithë qytetarëve të këtij vendi”, u shpreh Glover.
VERITAS.COM.AL/