Sipas sondazheve të para , ish-ushtaraku Gantz është në avantazh te lehte me 36 vende ndaj Kryeministrit izraelit Netanjahu

Nga: Mauro Indelicato /

Një e dhëne e parë mund të jetë tashmë treguese: në një orë para mbylljes së qendrave të votimit, pjesëmarrja është pothuajse e barabartë me zgjedhjet katër vjet më parë.

Nëse në të vërtetë, në të njëjtin orar në vitin 2015, 62.4% e votuesve shkuan në votime, përqindja e sotme është 61.3%.

Dita e votimit në Izrael pra është duke u përgatitur për të dhënë verdiktet e para të rëndësishme. Behet fjalë për një nga konsultimet më të dëgjuara të 20 viteve të fundit, me një fushatë zgjedhore që nuk i kursen goditjet midis pretendentëve kryesore deri në fund. Për më tepër, ne fushe është rinovimi i Knesset, parlamentit izraelian.

Shteti hebraik ka një sistem parlamentar, pra është organi legjislativ që tregon kryeministrin: kreu i Shtetit i jep një detyrë të parë eksploruese, si rregull, atij që mban shumicën relative.

Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të kuptohet  se kush, këtë mbrëmje, fiton më shumë vende. Në orën 21:00, tre stacionet televizive kryesore izraelite publikuan exit polet e para: siç parashikohej, është koke me koke midis Bardhe e Blu, formacionit te udhëhequr nga Benyamin Gantz dhe Likud, partia e kryeministrit në largim Benjamin Netanjahu, për shumicën relative. Ndërsa formacionet e tjera politike janë shumë prapa.

Megjithatë, diferencat variojnë: nëse Channel 11 ne fakt tregon, bazuar në këto exit polle , 37 vende për partinë e Gantz dhe 36 për Likud,Channel 12 në vend të kësaj konfirmon 37 parlamentarë  te Bardhe e Blu, dhe Netanjahun pra, akoma më te shkëputur dhe akredituar ne 33 vende.

Shumë prapa Partia Laburiste, e cila ka humbur njëmbëdhjetë vende krahasuar me 2015: bazuar në exit polet e TV izraelite, formacioni i qendrës së majtë nuk duhet të shkojë përtej 7 deputetë, krahasuar me 18 te Knesset që po largohet. Pastaj janë edhe partitë e tjera: 7 vende duhet të shkojnë në partinë ultra-ortodokse Judaikët e Bashkuar në Torah, 7 gjithashtu i shkojnë. Shas, edhe kjo e së djathtës fetare. Mbeten jashtë , gjithnjë bazuar në exit- polet, liberalët e Zehut të famshëm për drejtimin e fushatës zgjedhore me propozimin për legalizimin e kanabisit. Yisrael Beytenu i Avigdor Liberman duhet të ketë marrë 5 vende, duke arritur kështu pragun 3.5%, të dobishme për tejkalimin e pengesës. Nga ana tjetër, E Djathta e Re është në rrezik, për të cilën Channel 11 cakton 2.9% dhe për këtë arsye 0 vende, ndërsa sondazhet e tjera i japin 4 parlamentarë. E Djathta e Bashkuar  është sigurisht brenda, varion nga 4 deri në 5 vende.

Meretz, historikja partia islamike e te majtës izraeliane , duhet të konfirmojë 5 vendet e saj. Brenda, pavarësisht nga frika e vigjiljes, dy listat Arabe: Hadash – Ta’al është akredituar me 6 vende, Listat Arabe të Bashkuara me 5 vende. Sondazhet e Channel 13, ne te kundërt nxjerrin jashtë nga Knesseti i ardhshëm pikërisht këtë të fundit. Afirmime diskrete të formacionit centrist Kulanu,qe tejkalon pragun dhe i jepen 4 ose 5 vende në parlament.

Në përgjithësi, megjithatë, është blloku i qendrës së djathtë që mund të jetë akredituar si shumicë për formimin e një ekzekutivi: skenari, pra duke parë Likud të dytën, duhet të çmojë Netanjahun, i cili do të formonte një ekzekutiv të orientuar drejt te djathtës shekullore dhe fetare. Koalicioni i qendrës së djathtë do të ketë midis 62 dhe 66 vende nga 120, ndërsa ai i udhëhequr nga Gantz do të ndalet, në hipotezën me të mirë, në 58.

Megjithatë, këto janë exit polet e para : rezultatet reale do të mbërrijnë në orët e ardhshme.

Veritas.com.al/