Lideri i Hezbollah thotë se grupi militant Shia i mbështetur nga Irani dhe aleatët e tij kanë arritur “fitoren ”në zgjedhjet e para parlamentare të Libanit që nga viti 2009.
Megjithëse rezultatet zyrtare nuk janë shpallur akoma, Hassan Nasrallah tha se fitorja e tyre garanton mbrojtjen e një “rezistence” kundër Izraelit.
Kryeministri sunni, Saad Hariri tha se Lëvizja e të Ardhmes e tij e mbështetur nga Perëndimi ka humbur një të tretat e vendeve në Parlament.
Zoti Hariri akoma pritet që t’i kërkohet krijimi i qeverisë së re të unitetit.
Por analistët thanë se ai tani mund të paraqesë një figurë më të dobët, dhe se do të jetë më pak i aftë se në të kaluarën për të ushtruar influencë mbi Hezbollah.
Sistemi i ndarjes së pushteteve që aplikohet në Liban sipas përkatësive fetare përcakton që kryeministri të jetë një sunni mysliman, kryetari i parlamentit një Shia dhe presidenti një kristian Maronite.
Veritas.com.al/