Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka përshëndetur rezultatin e shqiptarëve në zgjedhjet e mbajtura të mërkurën në Maqedoninë e Veriut, ku koalicioni shqiptar “Fronti Evropian” siguroi 19 mandate.

Në një postim në platformën X, Hasani e cilëson rezultatin si historik ndërsa shton se e ardhmja lëviz vetëm dret BE-së.

“Përshëndes rezultatin historik të shqiptarëve në zgjedhjet e 8 Majit 2024 në Maqedoninë e Veriut.

Për të gjithë ne, e tashmja ka vetëm një emërues të përbashkët: bashkëjetesën mes etnive, feve e kulturave në harmoni e respekt të ndërsjellë.

E ardhmja lëviz vetëm në një kah: drejt Bashkimit Europian dhe familjes së vendeve demokratike.”, shkruan ministri në platformën X.