Kandidati Republikan, Donald Trump, përhapi zemërim me deklaratën e tij ku sugjeronte mbështetësve të tij se “mund të ndalojnë rivalen Hillary Clinton duke ushtruar të drejtën për armë”.
Ai tha se zonja Clinton do të vendosë drejtësinë liberale në Gjykatën Supreme në qoftëse ajo fiton zgjedhjet e Nëntorit të këtij viti, duke kërcënuar të drejtën e mbajtjes së armëve.
Duke folur në një miting në North Carolina, zoti Trump la të kuptohet se mbrojtja e të drejtës për armë mund ta ndalojë zonjën Clinton që të vijë në pushtet.
Deklarata e Trump ngjalli reagime të ashpra në Online, shumë njerëz e akuzuan si nxitës të dhunës
Por Trump u përgjigj se thjesht ka bërë thirrje ndaj mbështetësve të të drejtës për armë që të votojnë sa më shumë .
Pika që përhapi stuhinë e zemërimit u shënua në mitingun e Wilmington, të Martën pasdite.
Kandidati Republikan Trump u tha kundërshtarëve të tij Demokrat se”Hillary do që të shfuqizojë, në thelb të shfuqizojë Amendamentin e Dytë. Kështu pra, në qoftë se ajo arrin të arrijë në të drejtën për të gjykuar, asgjë nuk mund të bëhet më”.