Familja e Ervis Martinaj ka kallzuar në polici humbjen e kontakteve me të shumëkërkuarin e policisë. Kallëzimi është bërë ditën e djeshme nga Faik Martinaj, xhaxhai i 40 vjeçarit.
Ervis Martinaj ka 3 ditë që nuk ka asnjë konakt me familjen. Burime për Report Tv bëjnë me dije se denoncimi është bërë në polici mbrëmjen e djeshme nga familjarë të Martinajt në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Lezhë. Denoncimi është bërë nga xhaxhai i Martinajt, Faik Martinaj. Është ngritur një grup i posaçëm nga uniformat blu për ta sqaruar më tej situatën. Ky denoncim i familjarëve të Martinajt vjen pas disa vrasjeve të ndodhur në zonën e Fushë-Krujës ku target ishin njerëzit e Ervis Martinajt. Duket e paqartë situata edhe për faktin se Martinaj është prej muajsh në kërkim dhe janë organizuar disa herë operacione për kapjen e tij. Duke qenë se është i shumëkërkuar edhe nga autoritetet por edhe nga rivalët e tij nuk përjashtohet as pista e inskenimit. Kujtojmë se në korrik të vitit 2021, teksa përfundoi hetimet për vrasjen e Santiago Malkos, SPAK nënvizonte se plani ishte ekzeekutimi edhe i Ervis Martinajt, por s’kanë mundur ta gjejnë atë edhe pse kishin informacion se kishte udhëtuar në Spanjë apo Turqi.