Sot, rreth orës 13:40, në Reps të Mirditës, si pasojё e shpërthimit të një bombole gazi, banesa ku jetonte Nikollë Prendi, vëllai i Ndrea Prendit, gardistit të ’21 Janarit’, është përfshirë nga flakët.
Banesa e Prendit ndodhej në katin e dytë të një pallati disa katësh dhe është bërë shkrumb nga flakët.
Çfarë ndodhi në 21 Janar 2011
Opozita socialiste në atë kohë, organizoi protesta të mëdha në vend dhe kërkonte rrëzimin e Qeverisë Berisha. Për orë me radhë protestuesit u përleshën me forcat e policisë dhe Gardës së Republikës. Nga përleshjet, kjo e fundit qëlloi me plumba të vërtetë.
Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda mbetën të vdekur në vend, ndërsa Aleks Nika ndërroi jetë disa ditë më vonë si pasojë e plagëve të marra para Kryeministrisë. 10 vjet pas vrasjes së tyre, në 21 Janar 2021, katër protestuesit u shpallën “Dëshmorë të Atdheut”.