Sot, rreth orës 13:40, në  Reps të Mirditës, si pasojё e shpërthimit të një bombole gazi, banesa ku jetonte Nikollë Prendi, vëllai i Ndrea Prendit, gardistit të ’21 Janarit’, është përfshirë nga flakët.

 Si pasojë ka humbur jetën 65-vjeçari Nikollë Prendi. Ndërkohë shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses ndodhën në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Banesa e Prendit ndodhej në katin e dytë të një pallati disa katësh dhe është bërë shkrumb nga flakët.

 Shtëpia ku ai jetonte në Reps ka marrë flakë dhe menjëherë banorët e zonës kanë shkuar për ndihmë. Paraprakisht, bëhet em dije se Nikoll Prendi nuk i ka lejuar komshinjtë që të hapin dyert dhe të futeshin në shtëpinë e tij.

Çfarë ndodhi në 21 Janar 2011

Opozita socialiste në atë kohë, organizoi protesta të mëdha në vend dhe kërkonte rrëzimin e Qeverisë Berisha. Për orë me radhë protestuesit u përleshën me forcat e policisë dhe Gardës së Republikës. Nga përleshjet, kjo e fundit qëlloi me plumba të vërtetë.

Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda mbetën të vdekur në vend, ndërsa Aleks Nika ndërroi jetë disa ditë më vonë si pasojë e plagëve të marra para Kryeministrisë. 10 vjet pas vrasjes së tyre, në 21 Janar 2021, katër protestuesit u shpallën “Dëshmorë të Atdheut”.