Të paktën pesë persona raportohet se kanë humbur jetën për shkak të zjarreve të përhapura në mënyrë të frikshme në Los Anxhelos. Mediat e huaja raportojnë se është dhënë një urdhër i dytë për evakuimin e qytetarëve.

Urdhri u dha pasi një shpërthim zjarri u raportua vetëm disa qindra metra larg bulevardit të Hollywood dhe teatrit të famshëm kinez.

Një tjetër shpërthim zjarri ka ndodhur në lagjen fqinje Studio City, duke alarmuar autoritetet.

Rreth 1,500 ndërtesa u shkatërruan nga zjarri dhe më shumë se 100,000 banorë të metropolit amerikan u detyruan të ikin për shkak të zjarrit.

Autoritetet shprehet të shqetësuar pasi rrezikohet që numri i viktimave të rritet në vijim.

 

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *