Të paktën 39 persona janë vrarë dhe më shumë se 70 të tjerë janë plagosur nga zjarri që ra në një spital në Korenë e Jugut.
Flakët mendohet se kanë nisur në dhonë e emergjencave në Spialin Sejong Hospital në qutetin juglindor të Miryang.
Rreth 200 pacientë ndodheshin brenda në spital në atë moment.
Ky është zjarri që shkakton më shumë vdekje në thuajse në një dekadë në Korenë e Jugut. Numri i viktimave pritet që të rritet; disa persona janë plagosur dhe ndodhen në kushte kritike.
Zjarrfikësit thanë për agjencinë e lajmeve Yonhap se viktimat duket se kanë vdekur nga asfiksimi i tymit. Pjesëtarë nga stafi mjekësor i spitalit, duke përfshirë mjekët dhe infermierët, ndodhen mes viktimave.
Autoritetet kanë dhënë një numër të përafërt të viktimave, sipas konfirmimit të zyrtarëve kundër zjarreve- në numrin 39- sipas BBC; por Policia thotë se janë 41 viktima.
Veritas.com.al/