Partia Socialiste ka kërkuar masë ndëshkimore për pesë deputetë që shkaktuan kaos dhe tensione në seancën e së hënës në Kuvend. Bëhet fjalë për Flamur Nokën, Bledion Nallbati, Gazment Bardhin, Albana Vokshin dhe Sotina Kotin. Kërkesa është bërë në Sekretariatin e Etikës që do të mblidhet sot.

Kërkesa e socialistëve vjen pas seancës së të hënës, e cila zgjati vetëm pesë minuta. Ndërsa ishte parashikuar që të ishte një seancë maratonë për të diskutuar buxhetin e 2024-ës, opozita bllokoi sërish punimet. Deputetët ndezën tymuese dhe flakadanë ndërsa një tavolinë u prek nga flakët.

“Sipas kërkesës së Partisë Socialiste, janë 5 deputetë opozitarë, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Gazment Bardhi, Albana Vokshi dhe Sotina Koti. Janë këto 5 deputetë, për të cilët Sekretariati i Etikës do të kërkojë masë disiplinore. Sekretariati i Etikës e ka për detyrë të mblidhet brenda 48 orëve, nga depozitimi i kërkesës. Kjo do të mësohet në momentin që do të njoftohet ky sekretariat dhe do të marrë vendiomin”, raportoi gazetarja e ABC News, Erneta Shevroja.