Ndërsa vendi po përballet me flakët prej ditësh, nga data 25 korrik janë arrestuar 15 persona, nën hetim janë vënë 16 të tjerë ndërsa 2 janë shpallur në kërkim.

Këto të dhëna i bën me dije Ylli Vasili drejtor i rendit publik në policinë e shtetit.

“Prej 25 korrik janë arrestuar 15 persona. Janë proceduar 16 dhe 2 janë në kërkim. Në Kukës është arrestuar një për zjarr në malin e Gjallicën, një në Mirditë për djegie në fshatin Simon në Mirditë. dy shtetas në Lezhë,  një tjetër në Kurbin.

Policica bën apel që të mos shkaktojnë zjarrvënie sepse do të përballen me ligjin”, tha Vasili.

(Në përditësim…)