Nga: Eduart Ndocaj
Te dashur qytetarë shqiptar, kemi kohe qe një aktor i mirënjohur do të na paralajmëronte se ‘koha është e maskarenjve”.
Dhe koha përsëri po dëshmon se maskarejt sa vijne dhe po fuqizohen me pushtet, ata s’kanë të ngopur. Babzitja e tyre nuk ndalet jo vetëm mbi pasurit natyrore por edhe ne art e kulture.
Shqiptaret prej vitesh po vërejnë se si kultura babzitse e pasurimit te këtyre maskarenjve me pushtet po shtrihet edhe ne ambientet kulturore.
Rasti i Teatrit Kombëtar tregon se Mirela Kumbaro nuk e meriton aspak at post ministror. Prirjet e sajë orientale-anadollake janë shfaqur qysh ne diten e pare te zoptimit te Ministris Kultures.
Tashme kjo zonjë e anti-kulturës po kerkon per interesa miskine te fusë edhe aktoret ne tub-turbina.
Te prishesh për te kënaqur babzitsat do te thote se koha e maskarenjve duhet ndalur. Si qytetar dhe si lider Demokristian solidarizohem me protestën e artistëve shqiptar dhe mbështes kërkesat e tyre ne mbrojtje te kulturës.
Protesta e tyre është proteste edhe për secilin shqiptar që kerkon ti thote STOP padrejtesive dhe babzitjes se qeveritarëve ne kurriz te pasurive te popullit te nëpërkëmbur qe po varfërohet përditë e me shume.
Kuçedrat me pushtet kane filluar te tub-turbinizojne ujerat e lumenjve, sot po i fusin kthetrat edhe ne ambientet kulturore, nesër po i lejuam do na fusin neper tuba edhe ajrin. Zgjohuni shqiptar dhe te bashkuar ti përkrahim artistët tanë ne betejën kundër maskarenjve me pushtet, koha na fton per te reaguar.
Veritas.com.al/