(FOTO: Një foto e vitit 1950, portret i aktores, veshur me shall karakteristik grashë dhe zbukuruar në atë pikë që vetëm ajo dinte)./

Aktorja Zsa Zsa Gabor vdiq në moshën 99 vjeç pas një vuajtjeje nga “heart attack”, konfirmoi burri i saj.

Me një pikë loti në sy, Frederic von Anhalt i tha agjencisë franceze të lajmeve AFP, se gruaja e tij nderoi jetë në shtëpi, e rrethuar nga miq dhe pjesëtarë të familjes.

“Të gjithë qemë aty. Ajo nuk vdiq e vetmuar” tha ai.

E lindur në Hungari, Zsa Zsa Gabor emigroi në Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës së Dytë Botërore. Debutimin e parë në Holywood e arriti në vitin 1952. U martua nëntë herë.

Është shfaqur si aktore në më shumë se 70 filma, por ishte më e famshme për artin e “Life Style Celebrity”.

Martesa e parë më ishte moshën 20 vjeçare, por e fundit dhe më jetëgjatë u krye në moshën 70 vjeç me burrin që që e la pas.

Sipas kujtimeve që vetë ka lënë, ajo ishte martuar tetë herë e gjysmë. Ajo e ka thënë këtë “çudi” duke e hequr nga lista martesën me dukën e Spanjës në vitin 1982.

E lindur në Budapest si Sari Gabor, në vitrin 1917, në të ardhmen e saj si star, përdori nofkën “Zsa Zsa” që përdorej nga familja e saj.

/Veritas.com.al/