
Xherdan Shaqiri, futbollisti me origjinë shqiptare, bëri maksimumin në fitoren 2-1 të Zvicrës ndaj Serbisë, duke arritur të gjejë edhe golin e fitores në minutën e fundit të ndeshjes.
Pas takimit, ka qenë pikërisht Xherdan Shaqiri, lojtari i cili është shpallur si futbollisti i ndeshjes në këtë sfidë.
Një vlerësim mëse i merituar për lojtarin shtatshkurtër, i cili përveç golit arriti të jetë një rrezik konstant në portën e Zvicrës, madje goditi edhe traversën.
Veritas.com.al/