Burime zyrtare nga Partia Demokratike kanë konfirmuar për SYRI.net se negociatat për zgjidhjen e ngërçit të krijuar mes palëve, janë ende duke vazhduar dhe nuk ka asgjë konkrete.

PD është në proces negociatash për të gjetur një zgjidhje të pranueshme. Po të njëjtat burime, shtojnë se “PD nuk komenton negociatat që janë në proces”.

Kryetari i PD Lulzim Basha pati një takim me kryeparlamentarin Ilir Meta dhe ambasadorët Lu-Vlahutin. Takimi 4-palësh u zhvillua në Kryesinë e Kuvendit, ndërsa në 14:30 do të mblidhet grupi parlamentar i PD-së.

Në takimin 4-palësh, nuk ka qenë i pranishëm Kryeministri Edi Rama, i cili refuzoi një gjë të tillë. Konsensusi i arritur dje në mesditë, u prish mbrëmë nga Partia Socialiste, e cila refuzon të njohë draftin e dakordësuar edhe nga eurokomisionerin Hahn.