(FOTO: Në autostradën Tiranë- Durrës)/

Të paktën 20 persona janë bllokuar në Kamëz si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut.

Disa banesa gjithashtu rrezikohen të përmbyten në rrugën “OSBE”. Shërbimi i zjarrfikëseve dhe emergjencat civile po ndërhyjnë për evakuimin e personave të bllokuar.

Në Laknas, afër Kamzës, janë evakuuar 3 familje.

Reshjet e dendura të shiut përgjatë gjithë ditës së enjte kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit, duke bllokuar qarkullimin edhe në autostradën Tiranë-Durrës.

Shefi i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi tha se nuk ka kapacitetet e nevojshme për të ndërhyrë.

Ndërkohë njoftohemi se është përmbytur sektori i Urgjencës në QSUT Nënë ‘Tereza’ si dhe selia e Komisariatit Nr. 5 të Policisë.

Veritas.com.al/