22 tetor 1964. Jean Paul Sartre refuzon çmimin Nobel në Letërsi.

Ai e shpjegon qëndrimin e tij në një letër drejtuar gazetave suedeze, që përkthehet në frëngjisht nga të perditëshmet Le Monde dhe Le Figaro:

“Një shkrimtar që merr pozicionime politike, sociale apo letrare nuk duhet të veprojë pos mjeteve që janë të tijat, domethënë fjalën e shkruar. Të gjitha medaljet që ai mund të marrë e ekspozojnë lexuesin e tij ndaj një presioni që unë nuk e çmoj të dëshirueshëm… Më vjen keq që çeshtja mori pamjen e skandalit. U dha një çmim dhe unë e refuzoj… Nuk është e njëjta gjë nëse unë nënshkruaj Jean Paul Sartre, apo nëse nënshkruaj “Jean Paul Sartre Nobelisti”.

52 vjet pas Jean Paul Sartre, nje Nobelist tjetër refuzon Çmimin Nobel në Letërsi. Me 22 tetor 2016 Akademia e Suedisë tha se Bob  Dylan nuk përgjigjet. Mund të mos paraqitet për të marrë Çmimin Nobel.

/Veritas.com.al/

http://i.f1g.fr/media/ext/805x453/www.lefigaro.fr/medias/2014/10/22/PHO321103b2-4987-11e4-8533-aa32f0f6e02f-805x453.jpg