1.Kurrë mos porosit peshk ditën e  Hënë.

Sipas Anthony Bourdain, çdo javë restorantet porosisin peshk të Enjtën ose të Premten, për ta pasur të shtunën dhe të dielën. Të hënën mund të mos jetë e këndshme që të porosisësh peshk. Sepse peshku është i mbajtur aty për tre ditë. Të martën, pjesa që ka mbetur, hidhet, dhe porositet tjetër sasi peshk. Sidoqoftë, edhe pas të martës pyesni kur është bërë furnizimi me peshk dhe nga ka ardhur.

  1. Larg nga “kobe beef”.

Kobe beef (mish japonez) është shumë i rrallë. Për këtë arsye servilet në porcione shumë të vegjël dhe me çmim të lartë. Ta porosisësh me burger, mund të jesh  komplet i humbur. Dhe në qoftë se restauranti të thotë se është “kobe beef” , mund të jetë duke të gënjyer.  Kalo te diçka tjetër.

 

  1. Harroje pjatën me pulë

Shumë shefa e kritikojnë hyrjen e pulave në restauronte sepse në gatimin e tyre nuk ka as krijimtari, as fantazi. Përveç kësaj, kuzhinierët tentojnë të venë në pjatë dyfishin e porcionit; dhe klientët hanë pa masë. Këtë shqetësim kanë edhe mjekët dietistë. Kështu që më mirë kalo diku tjetër.

  1. Hiq dorë nga steka e pjekur fort.

Një Shef, kohët e fundit ka dërguar fletë të tëra me shkrim me argumente pse nuk duhet porositur steka e pjekur fort. Ai rëndit disa arsye; por kryesore mbetet kjo: Duke porositur stekë të pjekur mirë, ju jeni duke shkatërruar kualitetin e mishit, kualitet që e kanë krijuar e ruajtur me kujdes si fermeri edhe kasapi kur e ka prerë. “Kjo është njësoj si ta marrësh mishin dhe ta hedhësh nga dritarja”, tha ai.

 

  1. Shiko me kujdes specialitetin e restaurantit

Image result for sushi food

Sipas Michael Armstrong, shef ekzekutiv në “New York’s Dream Downtown” -(Bodega Negra, Bodega Negra Café) duhet të identifikoni specialitetet e restauranteve. “Qëndro larg pastave në një restaurant me pica; qëndro larg peshkut në një restaurant për steka; larg nga porosia për pulë në një restaurant për sushi, e kështu me radhë” – tha ai.

 

  1. Mos humb nëpër menu, beso shefin!

“Edhe pse mund të jeni alergjik ndaj diçkaje, kurrë mos e zëvendëso një ingredient për një tjetër në pjatën që ka kompozuar shefi. Shefi e di më mirë se kushdo se çfarë shkon me çfarë”, këshillon Christopher Faulkner, shef i Solomon & Kuff. Çfarë tjetër, sipas asaj që Todd Mitgang i “Crave Fishbar” thotë. “ Mos humb nëpër menu”- thotë ai. “Beso shefin dhe eksperiencën me të cilën e ka kuruar pjatën”.

/Veritas.com.al/