Një fabrike e re tullash në Maminas e cila do të niste sot aktivitetin është shkrumbuar nga flakët gjatë paradites. Siç shihet nga pamjet folmike dhe fotografike,  zjarri është i përmasave të madha, ndërsa i plagosur dyshohet se ka mbetur një 57 vjeçar i cili është dërguar në spital.

Tymi i zi është përhapur gjithandej në zonën pranë autostradës, duke ndotur ambientin. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar policia dhe zjarrëfikëset, të cilët kanë evakuuar personelin dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Fabrika e cila do të niste sot aktivitetin bëhet fjalë për një investim që ka kushtuar afro 2 milion euro. Ende nuk ka detaje mbi shkaqet e zjarrit, pritet zbardhja e ngjarjes nga policia.

Më datë 28.05.2021, rreth orës 11:15, në rrugën dytësore në Maminas,  Shijak ka rënë zjarr, në fabrikën e re të tullave. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë dhe Zjarrëfikëset, të cilët kanë avakuuar personelin dhe po punojnë për shuarjen e flakëve dhe sqarimin e shkaqeve  të  rënies së zjarrit”, thotë policia.

Fabrika që ka marrë flakë në qendër të Maminasit, ishte gati pë të hyrë në punë dhe sot po bënte prova kur ka marrë flakë. Dyshohet se është plagosur një person i cili është dërguar në spital. Dyshohet se brenda saj mund të ketë një depozitë gazi. Dëmi është mjaft i madh, ndërsa farbika kapte vlerën prej 2 milion eurosh.

“Në vijim të informacionit të dhënë mbi zjarrin e rënë në fabrikën e re të tullave në Maminas,  Shijak është lënduar nga zjarri, shtetasi B.B., 57 vjeç,  banues në Tiranë, i cili ndodhet në Spitalin Francez Tiranë nën kujdesin e mjekëve“, thotë policia.

VERITAS.COM.AL