Sot në mëngjes një aksident  i rëndë ka ndodhur në Skrapar. Autobusi me nxënës ka dalë nga rruga ne fshatin Verzhezhë, sipas njoftimeve ka disa të plagosur të cilët po dërgohen në spitalin e Beratit.

Autobusi ka qenë duke transportuar disa nxënës shkolle në këtë zonë.

Dyshohet se mjeti ka rrëshqitur dhe ka dalë nga rruga

Shoferi ka humbur kontrollin duke transportuar nxënësit e fshatit të Skraparit.

Në spital kanë mbërritur dy të plagosur ndërkohë që dy të tjerë janë rrugës. Sipas njoftimeve  janë 6 nxënës të plagosur.

Pritet që helikopteri të vijë nga Tiranë për t’i çuar në spitalin e Tiranës.

Veritas.com.al/