Albano Carrisi nuk është më një person i mirëpritur në Ukrainë.

Këngëtari është futur në listën e zezë nga Ministria e Kulturës e Ukrainës, sepse ai konsiderohet një individ i cili kërcënon sigurinë kombëtare. Siç raportohet nga agjensia Interfax, lista përfshin 147 persona dhe kohët e fundit është përditësuar në bazë të sinjalizimeve nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe Mbrojtjes i Ukrainës, shërbimet e sigurisë dhe Këshilli Kombëtar i Televizionit dhe i Radios.

Një goditje e forte ndaj Al Bano dhe Romina Power, shumë te famshem edhe në Kiev,ashtu si edhe në shumicën e ish-vendeve sovjetike. Këngëtari perfundoi në shënjestrën e autoriteteve ukrainase për admirimin e tij ndaj presidentit rus Vladimir Putin.

Në një intervistë të kohëve të fundit, Al Bano kishte kujtuar: “E kam takuar tre herë. Më 1986, gjatë një turneu në Rusi, dhashe 18 koncerte në Leningrad dhe 18 te  tjerë në Moskë. Ne njerin nga keto ishte present edhe ai,athere kreu i KGB.

Të nesërmen ai erdhi në hotel për të me përgëzuar. Pastaj në 2004 këndova në Kremlin për të festuar Vitin e Ri.Në të njëjtën tavolinë ishin Putin dhe familja e tij dhe Boris Jelcin dhe familja.Ndersa ne nentorin e kaluar,ne festen e 100 vjetorit te KGB-së, shumë këngëtarë, edhe unë, kënduam secili dy këngë “.

Veritas.com.al