Toyota ka njoftuar tërheqjen e më shumë se 1.6 milionë automjeteve në të gjithë botën të enjten për shkak të problemeve të airbag-ut. Europa është veçanërisht e prekur me 946 mijë automjete të përfshira, kryesisht modelet Avensis dhe Corolla, nga të cilat rreth 81 mijë në Francë.

I gjithë sistemi i airbag-ut do të duhet të zëvendësohet. “Mund të ketë një qark të brendshëm të shkurtër që do të dëmtonte sistemin,” konfirmon grupi në një notë dërguar AFP-se.

“Ka mundësi qe disa kushte mund të rrisin rrezikun e lëndimeve ose aksidenteve”, thotë prodhuesi, qe nuk është në dijeni të ndonjë aksidenti në Japoni. Për më tepër, për 600 mijë automjete, nga të cilat 255 mijë në Evropë, ka një problem tjetër. Këto makina duhet të ri thirren në fakt për dispozitivin e fryrësit te airbag-ut në anën e pasagjerit. Sistemi aktual, i prodhuar nga Takata, “paraqet një rrezik te vendosjes anomale në rast aksidenti”.

Nuk është sigurisht një periudhë pozitive për Toyotan: në shtator gjiganti japonez ka njoftuar tërheqjen e rreth një milion makinave hibride për rrezikun e mundshëm të zjarrit. Në 5 tetor Toyota ka njoftuar tërheqjen e 2.43 milion makinave hibride Prius.

Veritas.com.al/