SPAK dhe pala italiane kanë dhënë detaje mbi aksionin e ndërmarrë, i cili bëri të mundur shkatërrimin e grupit që mashtronin me anë të call centerave. Gjatë deklaratës për mediat, pala italiane tha se pjesa që ishte më shqetësuese lidhet me aftësitë ekstreme, që zotëronin personat për të kryer mashtrimin e njerëzve.

“Janë kontrolluar 60 postacione kompjuterash, që do të thotë se të dhënat trafikoheshin dhe do duhet të hetoheshin me detaje, njëra pas tjetrës.  Shqetësuese është profesionaliteti ekstrem i personave të përfshirë në këtë skemë mashtrimi. Një profesionalizëm i lartë, që konsistonte në një aftësi për të mashtruar viktimat. Lufta kundër këtij krimi kibernetik duhet të zhvillohet në mënyrë të pandërprerë dhe duhet të rrisin bashkëpunimin tonë, sepse paraja e pistë i ndot rregullat e shoqërisë dhe prodhon efekte të këqija në jetën tonë të përditshme”, tha përfaqësuesja italiane.

Sipas tyre, skema e mashtrimit kap vlerën e 4.7 milionë euro