Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikës Donald Lu dhe ambasadorja e Bashkimit Europian  Romana Vlahutin, kane zhvilluar takime me ish-kryetarin e PD Sali Berisha dhe me kryetarin Lulzim Basha dhe ne fokus ka qene çështja e reformës ne drejtësi.

Ne mesdite  te dy diplomatet kane takuar ish-kryeministrin Sali Berisha, me te cilin kane biseduar rreth reformës, por edhe rreth arrestimit te Emiljano Shullazit.

Pasi kane dale nga zyra e Berishës, ambasadoret Donald Lu dhe Romana Vlahutin kane shkuar ne selinë e Partisë Demokratike per te biseduar per reformën ne drejtësi, me liderin e opozitës Lulzim Basha.

Nje jave me pare Komisioni per Reformën ne Drejtësi shqyrtoi ne parim 11 kërkesat e Partisë Demokratike dhe iu la detyre eksperteve te EURALIUS dhe OPDAT, te shkruajnë amendamentet kushtetuese.

Burime pranë PD bëjnë te ditur se nuk ka probleme me strukturën anti-korrupsion, por palët ende mbeten larg ne lidhje me emërimet dhe kompetencat e institucioneve te reja te drejtësisë