Midis sot dhe të martës së ardhshme, do të hapet një periudhë e karakterizuar nga një anticiklon afrikan: temperaturat do të rriten deri në 22-23 gradë. Por nuk ka mbaruar: dimrin e vërtetë mund ta eksperimentojmë në Mars

Alessandro Ferro 

 

Vala kalimtare me shi dhe “e freskët” tashmë është një kujtim: anticikloni po rimerr skenën e Mesdheut dhe të Vendit tonë dhe do të qëndrojë për të paktën një javë.

Këto janë projeksionet më të fundit të motit të Qendrave të llogaritjeve që dimrin, nuk e shohin fare.

Fundjavë Karnavalesh në vapë

Sot dhe nesër pasiguritë e fundit do të abandonojnë me shpejtesi rajonet jugore me diellin që do kthehet të shkëlqejë i pa sfiduar. Siç tregojnë imazhet satelitore, re të shpërndara mblidhen në qiellin e zonave të brendshme për shkak të rrymave të paqëndrueshme nga veriu. Disa orë më shumë dhe madje në këta sektorë, si në pjesën tjetër të vendit, qielli do të jetë i kthyeshëm dhe i qartë.

Temperaturat do të rriten, veçanërisht midis ditës së shtunë dhe të dielë kur vlerat termike do të tejkalojnë 20 gradë me maksimimet 22-23 sidomos në Jug . Kjo është edhe një pranverë e hershme me vlera 8-10 gradë mbi mesataret e periudhës.

Butësia do të ndihet edhe në Veri me temperatura maksimalela afër 20 gradë midis të Shtunës dhe të Dielës si edhe në Qendër. I gjithë vendi do të jetë nën nje presion të lartë i cili gjithnjë e më shumë do të ketë një component afrikan.

E Marta verore

Ndoshta është një ekzagjerim por do të japë idenë: ndërmjet të hënës dhe të martës 22-23 gradët do të arrihen edhe në luginat malore. Nëse konfirmohet, temperaturat e dhjetë ditëve të fundit të shkurtit mund të arrijnë vlera rekord në disa zona të vendit. Arsyeja është e lehtë të thuhet: anticikloni tashmë invadent do të mundësohet nga masa ajri edhe më te butë dhe te lagësht që vjen nga veriu I Adricas. Nëse nga njëra anë rritja e temperaturës do të jetë eksponenciale, nga ana tjetër lagështia do të shkaktojë vranësira në zonat qendrore-veriore me disa shira të dobët që nuk përjashtohet dhe pak mjegull, veçanërisht në mëngjes në zonat e ultësirës veriore.

I ftohti në horizont

Nuk është gjithshka ar që shkëlqen: nëse kalojmë një periudhë të Karnavaleve në diell dhe me një anticiklon “të nxehtë”, muaji Mars mund, të shënojë një kthesë ne tendence në mënyrë klamoroze me një masë ajri të ftohtë që zbret në Evropën Qendrore-Lindore e cila gjithashtu mund të përfshijë plotësisht edhe vendin tonë.

Bëhet fjalë për një “fantameteo”, pasi distanca kohore është më shumë se 10 ditë dhe përqindja e realizimit, për momentin, është më pak se 30% por tendenca, në një shkallë evropiane, duket e vlerësuarar nga një valë ngrice intensive direkt nga Poli i Veriut .

Dhe, megjithëse nuk është e mundur të kemi sigurinë e asaj që do të ndodhë në mars dhe në pranverë, mund të shihen manovra të mëdha atmosferike të cilat janë krejtësisht të ndryshme shumë nga muajt e janarit dhe shkurtit: kur vorbulla polare dobësohet, të gjitha ngricat që përmbahen brenda tij bien në gjerësi, duke prekur edhe vendin tonë me valë të ftohta të vonuara dhe jashtë sezonit. Do të flasim përsëri.