Qindra protestues kundër Kavanaugh-  të përzgjedhurit të presidentit Trump për në gjykatëen Supreme të Amerikës, janë arrestuar në Washington, DC.

Komediania Amy Schumer dhe modelja Emily Ratajkoëski janë mes 302 grave të ndaluara për demonstrimin kundër nominimit të Kavanaugh.

Më parë Republikanët kanë deklaruar se një raport nga FBI ka shfajësuar Kavanaugh nga akuzat për ngacmim seksual.

Por Demokratët thanë se pesë ditë hetime ishin ‘ të pakompletuara’ për çështjen sepse Shtëpia e Bardhë e kufizoi.

Senati do të mbajë një votë procedurale ditën e Premte.

Veirtas.com.al/

.