Në Australi, një kryedioqezë ka prodhuar një dokument pune ku kërkojne”gra dhjake dhe kapelane”, “priftërinj të martuar” dhe një “kishë më gjithëpërfshirëse me persona LGBT”

Nga: Matteo Orlando

Një kryedioqezë australiane ka prodhuar një dokument pune mbi “ardhmërinë e Kishës në Australi” dhe kërkon “gra dhjake dhe kapelane”, “priftërinj të martuar” dhe një “kishë më gjithëpërfshirëse me njerëz LGBT”.

Dokumenti u publikua nga kryedioqeza e Canberra dhe Goulburn, një dege që përfshin territorin e kryeqytetit australian dhe një pjesë jugore të shtetit të New Wales te Jugut.

Dokumenti i propozuar për dioqezën e udhëhequr nga arqipeshkvi Christopher Prowse bën pjesë ne punët  përgatitore për organizimin e një këshilli plenar kombëtar që do të mbahet, pas 81 vjetësh që nga edicioni i fundit, në Adelaide, në tetor 2020.

Katër sesione të “dëgjimit dhe dialogut” u mbajtën nga Decanati qendror i kryedioqezës së Kanberrës dhe Gulburnit në muajin qershor, takime që kane parë pjesëmarrjen e rreth 300 personave të cileve ju kerkua çfarë “Zoti po na kërkon të eksplorojmë mënyrat për të ringjallur në Kishën Australiane shperndarjen e mesazhit te Ungjillit “.

Mes gjashtëmbëdhjetë kategorive të ndryshme të përgjigjeve ishin sugjerimet e mëposhtme te sakta: urdherimin e  priftërinjve të martuar, mundësia që gratë të bëhen dhjakë dhe kapelanë, hapje më e madhe, në optiken e një kishe më përfshirëse, ndaj personave LGBT,te divorcuarve dhe besimtareve te feve të tjera, nevoja për të luftuar ndryshimin e klimës si një çështje themelore të drejtësisë sociale, ftesa drejtuar krerëve të kishave të tjera të krishtera për t’i ofruar konsulencen e tyre Këshillit plenar, veçanërisht në çështjet e qeverisjes së Kishës Katolike.

Duke marrë shkas nga seksioni “Pyetjet e bëra shpesh në web”, ftohen besimtarët ti “përgjigjen ftesës së Papa Françeskut për t’u bërë nje Kishë sinodale”.

Ndërsa axhenda e dites e Këshillit plenar do të formulohet, nga fundi i vitit 2019 dhe fillimit të vitit 2020, “pas një procesi të hapur dhe përfshirës të dëgjesave, dialogut, lutjes dhe gjykimit” është e mundur lehtësisht të shihet që dokumenti nuk përmend Jezu Krishtin,centralitetin e Eukaristisë në jetën e besimtarëve,ndersa thekson vetëm tërheqjen drejt gjërave te kësaj bote me teper se ato të Mbretërisë së qiejve.

Ndërsa dokumenti thekson se shumë njerëz largohen nga besimi kur ndihen të frikësuar nga kthimi në traditat e së kaluarës, në realitet, shumë dyshojnë se Kisha Australiane po shkeputet gjithnjë me shume nga mesimet e Kishës Katolike.

Për këtë arsye u krijuan module të kontaktit online për ti shkruar  Konferencës se Kryepeshkopeve Katolike Australiane në Canberra dhe, drejtpërdrejt,Arqipeshkvit Christopher Prowse,për t’i ftuar që të respektojnë plotësisht mesimet e Kishës.

Veritas.com.al/