Banka ProCredit në bashkëpunim me partnerë e saj kontraktues ofron MUNDËSI SPECIALE për blerje të veturave te reja apo mjeteve të transportit me kushte shumë të volitshme të cilat mund të përdoren për qëllime të biznesit apo private.

Kjo mundësi përfshinë blerjen e veturave cilat plotësojnë standardet për kategorizim në vetura Efiqente si dhe vetura Hibride, standarde këto të cilat janë përcaktuar në bazë të peshës së tyre dhe emetimit të CO2.

Vlen të cekët se këto vetura janë shumë ekonomike dhe të cilat përveçse sjellin efiqencë për biznesin apo familjen njashtu nuk e ndotin ambientin!

Kush mund të përfitojë nga kjo mundësi:

  • •           Klientët e biznesit të cilët mund t’i përdorim veturat/automjetet për qëllime biznesi
  • •           Klientët e biznesit të cilët mund t’i përdorin veturat për qëllime private
  • •           Klientët privatë

Partnerët kontraktues:

  • •           Auto Trade (Toyota)
  • •           Auto Mita (Renault, Dacia)
  • •           Kosova Motors ( Ford)
  • •           Auto Kacandolli (Mercedes,Suzuki)
  • SHUMA E KREDISË: deri në 100% të vlerës së automjetit (duke përfshirë doganën, TVSH dhe shpenzime tjera) si dhe kohëzgjatje deri në 60 muaj.

    Gjithashtu, klientët përfitojnë FALAS:

    • •           Servisim njëvjeçarë të veturës të ofruar nga partneri kontraktues
    • •           Sigurim të palës së tretë  për vitin e parë

    Klientët të cilët blejnë veturat, janë të obliguar të paguajnë KASKO sigurimin e veturës/mjetit për kohën në të cilën mbahet kolateral vetura tek banka.

    Për më tepër kjo mundësi për blerje të veturave ekologjike, tregon fokusin edhe qasjen e përgjegjshme të bankës sonë në mbrojtjen mjedisore e cila është pjesë e rëndësishme e modelit të përgjegjshëm biznesor e shoqëror dhe vlerë e integruar në filozofinë tonë bankare.

    …për biznes efiqent në lëvizje!