(FOTO: Banorët grevistë të Zharrzës po klojnë natën jashtë para zyrave të Ministrisë)/

Pas udhëtimit në këmbë nga Zharrëzi- Fier në Tiranë, banorët vazhdojnë qëndresën për të drejtat e tyre duke kërkuar dëmshpërblim për banesat e dëmtuara nga shpërthimet e “Bankers Petroleum”.

Qytetarët e Zharrëzit u takuan sot me zëvendës kryeministrin  Niko Peleshi pasi mbërritën në kryeqytet, por përsëri nuk kanë besim tek fjalët e zv/Kryeministrit.

Ata kanë shtruar batanijet në sheshin përpara Ministrisë së Energjetikës dhe aty do të kalojnë gjithë natën. Banorët kanë thënë se do të vazhdojnë të qëndrojnë deri sa të marrin në dorë aktet e ekspertimit që vlerëson dëmet e shtëpive të tyre.

Edhe pse udhëtuan për 4 ditë në këmbë nga Zharrëza në Tiranë, ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri apo ndonjë zyrtar i Ministrisë, nuk pranuan t’i takojnë banorët e fshatit të rrënuar nga kompania e naftës.

/Veritas.com.al/

Qendresa mahnitese e Zharrezes vazhdon te Ministria e Energjitikes.

Publié par Nisma #Thurje sur samedi 25 février 2017