Foto është shkrepur në momentin kur skafi po digjej në ujërat e detit Jon në Borsh të Sarandës, sot në mesditë

Skafi është përfshirë nga flakët në plazhin e Borshit mesditën e sotme. Nuk dihen ende arsyet  që kanë shkaktuar zjarrin në skaf, por fatmirësisht nuk ka të lënduar. Ka mbetur vetëm kjo foto.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Pak javë më parë një anije turistike në Karaburun u përfshi nga zjarri duke u djegur plotësisht.

Veritas.com.al/