Nga: SIMON KENT

Shefi ekzekutiv i Lojërave Olimpike Tokio- 2020 doli të mërkurën në publik me shqetësimet e tij për përhapjen e koronavirusit vdekjeprurës, duke thënë se ai ishte “jashtëzakonisht i shqetësuar” për efektin e tij të mundshëm në lojërat e këtij viti.

Toshiro Muto tha se ai shpresonte që epidemia në Kinë do të kontrollohej shpejt për të rikthyer besimin në periudhën qe i paraprin eventit veror në Azi.

“Jemi jashtëzakonisht të shqetësuar në kuptimin që përhapja e virusit infektiv mund të hedhë ujë të ftohtë në lancimin për Lojërat,” tha ai para një takimi me Komitetin Ndërkombëtar Paraolimpik (IPC).

“Shpresoj qe kjo mund të zhduket sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne planifikojmë të bashkëpunojmë me IOC (Komitetin Olimpik Ndërkombëtar), IPC, qeverine dhe qytetin e Tokios për të trajtuar sëmundjen. ”

Më shumë se 20 vende kanë konfirmuar raste të patogjenit, i cili ka vrarë gati 500 njerëz dhe ka infektuar të paktën 24,000 në territorin e Kinës, ndërsa disa evente të ndryshme te kualifikimeve tashmë janë ndikuar për shkak të virusit, siç raportoi Breitbart News.

Lojërat e futbollit dhe basketbollit për femra u transferuan në Australi dhe Serbi, përkatësisht në janar. Lojërat e futbollit u transferuan më parë nga Wuhan,qendër e përhapjes, në Nanjing. Turnete e boksit për rajonet e Azisë dhe Oqeanisë do të mbahen në Jordani në Mars.

Saburo Kawabuchi, kryetari i bashkise te Fshatit të Atletëve, ku pritet të qëndrojnë 11,000 sportistë burra dhe gra, e pranoi kërcënimin viral por kërkoi ti jepte një ton pozitiv.

“Shpresoj nga zemra që të mund ta kapërcejmë këtë (virus) dhe të kemi një Olimpiadë të qetë,” tha ish-shefi japonez i futbollit. “Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i mbrojtur atletët për t’i lejuar ata të prodhojnë performacat e tyre më të mira.”

Guvernatori i Tokios, Yuriko Koike premtoi në fundjavë të zbatoje “masa të plota” për të mbrojtur njerëzit nga kërcënimi i paraqitur nga koronavirusi në vazhdën e Lojërave Olimpike.

Lojërat Olimpike moderne, që datojnë nga 1896, janë thirrur gjatë kohës së luftës dhe janë përballur me bojkotime në 1980 dhe 1984. Ato kanë evoluar në disa dekadat e fundit në një ngjarje shumë miliardë dollarëshe me investime masive nga televizioni dhe sponsorët.

Rreth 11,000 atletë do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike në kryeqytetin japonez.

Eventet e ardhshme sportive në Kinë tani nën kërcënim përfshijnë një lojë kualifikuese për Kupën e Botës 2022 të futbollit më 26 mars, kundër Maldiveve, dhe turneu i golfit China Open, pjesë e Turneut Evropian, në 23-26 Prill në Shenzen.

Olimpiada hapet më 24 korrik.

VERITAS.COM.AL/