Një 54-vjeçar ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në afërsi të shkollës ‘Pyjore’ në Shkodër. Nikolin Huba, banues në Vaun e Dejës, në rrethana ende të paqarta ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Huba është ish-kryetar i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës.

‘Më datë 04.09.2021, rreth 10:15, në afërsi të  shkollës Pyjore, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur  me armë zjarri në këmbë, jashtë rrezikut për jetën  shtetasi Nikolin Huba., 54 vjeç, banues Vau Dejës. Në vendngjarje kanë mbërritur  menjëherë shërbimet e Policisë ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorisë  ndodhet në vendngjarje  dhe vijon punë për  sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.’- njofton policia.