Në krye të fushatës si kandidat presidencial i Demokratëve për vitin 2020, Bernie Sanders, 78 vjeç, është shtruar në spital për të vendosur dy stendë për bllokimin arterial.

Ai u shtrua sapo ndjeu dhimbje gjoksi gjatë një momenti në fushatë ditën e marte në mbrëmje në Las Vegas, Nevada.

Në një deklaratë nga këshilltari i tij thuhet se fushata e Sanders është anuluar për gjithë periudhën e ardhshme, “si aktivitetet edhe shfaqja e Sanders në publik, deri në një njoftim të dytë”.

Zoti Sanders më parë kishte njoftuar më parë se fushata e tij kishte mbledhur mbi 25 milion dollarë.

Sipas BBC, ky lajm i shpejtë, po plotësohet me më shumë detaje dhe do të publikohet i plotë pak më vonë.

VERITAS.COM.AL/