Nga: Lucy Hancock/

Kur babai i Brryan Jackson injektoi në trupin e djalit të ve, atëherë i mitur, një shiringë plot me gjak të infektuar me HIV. Në atë kohë babai shpresonte se nuk do të shikonte kurrë të birin të rritur. Por ndodhi e kundërta. Gjithashtu askush nuk mund të mendonte se 24 vjet më vonë, Brrayen Jackson do të përballej me të birin, tashmë të fashuar dhe me leokuplast, në një gjykatë ku do të dëgjonte për impaktin shkatërrues ndaj jetës që ka krimi i kryer ndaj të birit.

Ishte kohë dreke në Departamentin e Qortimeve në Missouri. Brryan Jackson, shumë nervoz, prihej nga një punonjës i burgut, me një sirenë, përmes një dere që zhurmonte kur hapej, përballë një muri të bardhë të sallës së gjykatës.

Në anën tjetër të sallës, diku në fund, një i burgosur me uniformë të bardhë, por priste për të. Megjithëse, ata nuk ishin takuar kurrë që kur ai  ishte bebe. Ky burrë është babai, Bryan Stewart.

Jackson është këtu për të lexuar deklaratën e tij duke shpresuar se do të sigurohet që babai i tij të qëndrojë prapa hekurave për një kohë të gjatë, sa të jetë e mundur.

Askush nuk mund ta besonte se do të vinte një ditë kur ky do të kishte ndonjë shans që të lexonte deklaratën e tij; kur dihej se në vitin 1992 u diagnostikuar me virusin shkatërrimtar “full-bloën Aids” dhe u dërgua në shtëpi që të vdiste.

Teksa Jackson, qetësisht zuri vend, në krah të të ëmës, nja pesë karrige larg të atit, dhe nxori një letër të shkruar me kompjuter. ” U mundova t’i mbaj sytë larg, diku tej. Nuk desha të kisha kontakt as me sy me të”, tha.

Me bishtin e syrit e shikonte të atin dhe në një moment se si e bëri fytyrën.

“E njoha nga lëvizja e turirit, por nuk kam asnjë lidhje me të”, tha  Jackson. “As që mund ta quajase ishte babai im”.

Trupi gjykues e thërriti që të lexojë me zë të lartë deklaratën e viktimës. Jackson heshti.

Nëna e thërriti babanë që t’i bënte të njohur se i biri ishte i sëmurë.

“Në atë moment nuk e dija nëse isha drejt apo jo, por nëna më shtrëngoi që të isha kurajoz”

“Provova t’i kujtoj vetes se Zoti ishte me mua. Çfarë dëgjova pas kësaj? Se Zoti është më i madh se unë, se zoti është më i madh se salla e gjyqit dhe se gjithë Departamenti i Drejtësisë”

Mori frymë thellë, i  fiksoi sytë trimërisht mbi trupin gjykues dhe nisi të tregojë historinë e tij.

Historia nisi kur nëna dhe babai i tij shkuan për një trainim ushtarak në Missouri, dhe të dy u trainuan në fushën e mjekësisë. Kur u larguan së bashku, pas pesë muajsh, në vitin 1991, nëna e tij ishte shtatzënë.

“Isha fëmija i parë dhe babai ishte vërtet i eksituar nga gëzimi; por gjithçka ndryshoi kur ai u largua nga Operacioni “Stuhia e Shkretëtirës”. Erdhi që nga Arabia Saudite me një qëndrim krejt tjetër ndaj meje”, tha Jackson.

http://ichef-1.bbci.co.uk/news/624/cpsprodpb/1259F/production/_91976157_father976.jpg

(Babai i Jackson, Jacson në të djathtë të Stewart)

Stewart filloi të mohojë se Jackson ishte fëmija i tij, duke kërkuar testin për DNA si një provë se ishte ai babai, dhe nisi që verbalist dhe psikologjikisht të abuzonte ndaj nënës së Jackson.

Më në fund ajo e la Steward, lufta në çift u bë shumë e hidhët rreth mbështetjes së fëmijës, Steward refuzoi të paguajë për kujdesin ndaj të birit; nisi të japë ogure të zeza. “Nisi të thotë se ‘fëmija yt nuk do të jetojë më shumë se 5 vjeç dhe se ‘ kur tu lë nuk do të lë asgjë mbrapa”.

Ndërkohë Stewart, i cili kishe gjetur punë si laborant gjaku, kishte nisur që fshehurazi të merrte mostra të gjakut të infektuar dhe t’i grumbullonte në shtëpi”, siç zbuluan hetuesit më vonë.

“Nisi të bëjë humor me kolegët rreth e rrotull, duke thënë ‘Në qoftë se do të doja të infektoja ndonjë njeri me një nga këto viruse, ai nuk do ta mësonte kurrë se çfarë ka ndodhur”.

Në kohën kur Jackson ishte 11 muajsh, humbi kontaktet me të ëmën dhe të atin. Por kur Jackson u shtrua në spital për shkak të një astma të papritur, e ëma mori telefonin.

“Nëna telefonoi babanë dhe i tregoi; ajo kishte menduar se babai donte ta dinte po të isha i sëmurë. Në telefon doli një koleg i babait dhe iu përgjigj nënës se “Bryan Stewart nuk ka ndonjë fëmijë'”

Ditën kur Jackson ishte gati të linte spitalin, Stewart bri një vizitë të papritur në spital. Më sollën rezultatet e analizave dhe ç’kishte ndodhur?! Unë isha diagnostikuar me sëmundjen shkatërruese të infeksionit Aids.

“Ai nuk ishte një baba shumë aktiv, kështu që kushdo që e mësoi u çudit kur u shfaq”, thotë Jackson.

http://ichef-1.bbci.co.uk/news/624/cpsprodpb/1817/production/_91976160_mother976.jpg

(Jackson me të ëmën)

“E dërgoi nënën time poshtë në kafeteria pë të pirë diçka dhe mbeti vetëm me mua”.

Kur në dhomë nuk mbeti njeri, Stewart nxori një shishe të mbushur me gjak të infektuar me HIV dhe ia injektoi të birit.

“Ai shpresonte se do të vdisja dhe nuk do të kishte më detyrim për të paguar”, tha Jackson.

E ëma u kthye dhe e gjeti të birin në krahë të babait. “Çdo sinjal jete e kisha si të prerë”

Doktorët u habitën. Të pavëmendshëm dhe pa lidhje me atë që kishte ndodhur, i matën pulsin e temperaturën që ishin normal dhe e dërguan në shtëpi duke e uruar për shërim të shpejtë.

Por brenda javëve, tregon nëna e Jackson, në sytë e saj i biri nisi të përkeqësohet e të humbë.

E dëshpëruar për diagnozën, për katër vjet “ajo më dërgoi të doktorë të pa fund, në përpjekje për të zbuluar pse po i afrohesha vdekjes”, thotë Jackson.Por asksun nuk mundi ta gjejë shkakun.

Madje, edhe pse një fëmijë, Jackson ishte i ndërgjegjshëm për situatën. “ Mbaj mend se ngrihesha në mes të natës duke ulëritur ‘Të lutem mama mos më le të vdes”, tregon ai.

Një natë, pasi ishte kontrolluar për çdo sëmundje të imagjinueshme, mjeku pediatër u ngrit në një tmerr të vërtetë dhe thirri spitalin për t’u kërkuar që të bënin testin për HIV.

“Kur erdhi rezultati i testit, doli se isha me Aids shkatërrimtar”. Mjekët thanë se nuk ka asnjë mundësi për të mbijetuar.

“Ata donin që unë të kisha një jetë normale, aq sa të mundja. Më dhanë pesë muaj jetë dhe më dërguan në shëtpi”

Doktorët vazhduan ta mjekojnë Jackson me çfarë medikamenti që të mundnin.

Ai thotës se fëmijëria e tij u jetua vetëm në një ditë e tëra. Të isha gjallë, kjo ishte e papritura e çdo sekonde. Një orë mirë, orët tjetër me vrap e në spital me një infeksion tjetër”, tregon Jackson.

Ndërsa fëmijët e tjerë që kishte takuar Jackson në spital nuk mundën të mbijetojnë, habia e doktorëve shkoi në fund kur shëndeti i Jackson nisi të përmirësohet.

Përfundimisht, ai mori aq shëndet sa mund të shkonte edhe në shkollë; dhe nisi të njeke leksionet part-time, edhe pse duke marrë mjekimin në rrugë intravenoze.

U rrita duke parë filma ku baballarët përkushtohen, vrapojnë e thërrasin të gëzuar pas fëmijëve të tyre. Unë nuk munda ta mbledh mendjen se si babai im ta bënte këtë gjë.

Kur e morën vesh shokët e mi të shkollës, nisën të fantazojnë nga e kisha marrë infeksionin.

“Ndoshta aty nga vitet ’90 e keni marrë infeksionin nga ndenjësja e tualetit. Një koleg më shkruante edhe se ‘HIV mund të merret nga kontakti me sy”, thotë ai.

Por ama, nuk kishte asnjë fëmijë që të qëndronte afër Jackson; as e ftonin në festa. Sepse ishte më shumë paragjykimi i prindërve.

“Ata nisën të më thërrasin: “Ej, djaloshi Aids!”, “Hej, gei!”. Fillova të ndjehem i izoluar dhe i vetmuar. Ndjehesha sikur nuk kishte vend në botë për mua”, thotë ai.

Në moshën 10 vjeç nisi të kuptojë çfarë krimi kishte kryer i ati ndaj tij; por u deshën disa vite të tjerë për t’u ngjitur në lartësinë që të kuptonte mirë çfarë kishte ndodhur.

“Në fillim isha shumë i hidhët dhe i mërzitur. U rrita duke parë filma ku baballarët përkushtohen, vrapojnë e thërrasin të gëzuar pas fëmijëve të tyre. Unë nuk munda ta mbledh mendjen se si babai im ta bënte këtë gjë’, thotë ai.

“Ai jo vetëm tentoi të më vrasë, por e ndryshoi jetën time për gjithmonë… Ai është arsyeja pse unë duhet të jem i ndërgjegjshëm rreth shëndetit tim dhe për çdo gjë që bëj”.

/ Veritas.com.al/