BRUKSEL – BE ka disbursuar sot 90 milionë euro ndihmë makro-financiare për Shqipërinë. “Lajmin e rëndësishëm” e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, Komisioneri i BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi.

Ky është kësti i dytë dhe i fundit i programit mbështetës 180 milionë euro për Shqipërinë, në kuadër të pandemisë.

“Lajm i rëndësishëm për Shqipërinë! BE disbursoi sot 90 milionë euro ndihmë makro-financiare, kësti i dytë dhe i fundit i programit mbështetës 180 milionë euro për Shqipërinë, me qëllim që të ndihmojë në kufizimin e pasojave ekonomike të pandemisë #COVID-19“, shkruan Komisioneri në postimin e tij/ Gazeta Shqip/

VERITAS.COM.AL