Tyler Van Dyke,

CEO i Modernas Stephane Bancel tha të Mërkurën se ai pret që bota do të duhet të merret me koronavirusin “përgjithmonë”.

“SARS-CoV-2 nuk po zhduket,” tha Bancel gjatë një paneli në Konferencën e Shëndetit JPMorgan, sipas CNBC. “Ne do të jetojmë me këtë virus, mendoj, përgjithmonë”.

Më shumë se 23 milion njerëz në Shtetet e Bashkuara janë testuar pozitivisht për COVID-19 që kur filloi pandemia vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins. Ka pasur më shumë se 384,000 vdekje që i atribuohen virusit.

Ekspertët e shëndetit kanë përcaktuar që në maj që koronavirus mund të bëhet një tjetër virus endemik që përsëritet ose sezonalisht ose në shpërthime sporadike.

“Unë dyshoj se nuk do ta zhdukim këtë,” tha në nëntor Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive Anthony Fauci. “Mendoj se duhet të planifikojmë se kjo është diçka që mund të na duhet për të ruajtur kontrollin kronik. Mund të jetë diçka që bëhet endemike.”

Shqetësimet janë përkeqësuar nga një lloj i ri i koronavirusit nga Mbretëria e Bashkuar që mund të jetë deri në 70% më ngjitës sesa lloji që gjendet zakonisht në Evropë dhe Amerikën e Veriut, sipas NBC 6.

Shefi i testimit i Shtëpisë së Bardhë, Adm. Brett Giroir ka theksuar se shkencëtarët nuk kanë gjetur “asnjë provë për të sugjeruar, as arsye për të besuar, se [një lloj i ri] do të shmangte vaksinat tona që kemi tani”.

Mutacionet nuk janë të rralla në koronavirusin ose cdo virus – këtë javë, studiuesit në Ohio njoftuan se ata kishin identifikuar dy lloje të reja të koronavirusit, sipas NBC News. Sidoqoftë, mutacionet bëhen shqetësuese kur ato çojnë në rritje të konsiderueshme të transmetimit ose vdekshmërisë. Në mënyrë tipike, ndërsa viruset mutohen për t’u bërë më ngjitës, ato bëhen më pak vdekjeprurëse, sepse llojet më vdekjeprurëse do të vrasin strehuesit përpara se të transmetojnë virusin, sipas Kolegjit të Mjekëve të Filadelfias.

Një nga llojet e reja në Ohio shpejt u bë varianti mbizotërues në Columbus në vetëm një periudhë tre-javore.

SHBA kanë shpërndarë më shumë se 29 milion vaksina deri më tani, dhe më shumë se 10 milion nga ato vaksina janë administruar, sipas të dhënave nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Ende, ish Komisioneri i Administrimit të Ushqimit dhe Barnave Scott Gottlieb tha se SHBA janë “shumë larg” në programin e administrimit të vaksinave.

VERITAS.COM.AL

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.