Mbrapa katastrofës së tmerrshme bërthamore të Çernobilit duhet të ketë qenë CIA. Kjo i duhet propagandës së Putin.

33 vjet pas katastrofës që shënoi Perëndimin, televizioni shtetëror rus NTV po realizon një seri televizive për të rindërtuar atë që çoi në shpërthimin e reaktorit me pasoja radioaktive konsekuente duke u bërë ne pak ditë një makth për Evropën dhe boten, mes lëshimeve, heshtjeve, mistereve, vdekjeve dhe të vërtetave shkencore tragjike.

Në Moskë janë te bindur prej kohësh: në vitin 1986,do të luhej një etapë dramatike e Luftës së Ftohtë, mbi lëkurën e banorëve të qytetit ukrainas. “Ka një teori – tha regjisori i serialit Aleksey Muradov, sipas asaj që raporton Stampa – sipas se cilës amerikanët u infiltruan ne centralin bërthamor të Çernobilit.

Shumë historianë nuk e përjashtojnë mundësinë që në ditën e shpërthimit një agjent i shërbimeve  të inteligjencës armike ishte duke punuar në central “. Propagande e kohëve te Vladimir Putinit apo një kthesë e re tronditëse? Me siguri, qeveria ruse ka gjithë interesin për të siguruar që seriali të ketë sukses, nga momenti qe pasi sipas Hollywood Reporter, Ministria e Kulturës e Moskës ka financuar serialin me ekuivalentin e 400 mijë eurove.

Veritas.com.al/