Çfarë bën Vladimir Putin ne martesën e Ministres së Jashtme Austriake?

Pse presidenti i Rusisë prish rehatin sot për të marrë pjesë në një lokalitet fshati të largët në rajonin juglindor austriak të Styria, në martesën e Karin Kneissl me një biznesmen të panjohur?

Duke bërë mbi te gjitha edhe një devijim të veçantë nga itinerari i tij me avion që do ta çojë në Berlin për të vizituar kancelaren gjermane Angela Merkel?

Janë shumë që pyesin, edhe pse përgjigjja është mjaft e dukshme.

Kneissl është një figurë udhëheqëse e partisë nacionaliste të krahut të djathtë Fpoe, e cila merr pjesë në qeverinë e udhëhequr nga kancelari i ri konservator Sebastian Kurz. Rusia e Putinit ofron mbështetje të hapur në Evropë – për të heshtur mbi rastin shume te  veçantë të Shteteve të Bashkuara – për lëvizjet politike antisistem dhe armiqësore ndaj Bashkimit Europian, që Kremlini ka çdo interes për  ta dobësuar dhe mundësisht ta shpërbëje.

Pra, kështu  qe prania e numrit një të Moskës në martesën e Ministres së Jashtme të një vendi ku një nga këto lëvizje erdhi në pushtet merr një kuptim të qartë.

Me kancelarin Kurz (i cili e ka takuar Putin dy muaj më parë), Austria ka fituar pozita shumë të mirëpritura në Rusi. Titullare e presidencës semestrale të BE-së, Vjena jo vetëm që mbështet politikat e “grupit të Vishegradit”, rigrupimin e katër vendeve komuniste të Evropës Qendrore që refuzojnë të marrin pjesë në ndarjen e emigrantëve afrikanë dhe të Lindjes së Mesme, por është gjithashtu ndër pak vendet evropiane të cilët nuk kanë dëbuar diplomatët e Moskës pas helmimit me gaz nervor të ish spiunit rus Sergej Skripal në Angli.

Ndërkohë, Ukraina – një vend që ka vuajtur aneksimin ilegal të Krimesë nga Moska – ka reaguar tashmë shumë negativisht ndaj lajmit. “Nëse fton Vladimir Putinin në dasmën tuaj, nuk je më neutral. Që tani e tutje Austria nuk mund të jetë më nje ndërmjetës për Ukrainën. Pike”, tëeetoi presidenti i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit te Kievit, Hanna Hopko.

Veritas.com.al/