Virusi Zika eshte kthyer ne tmerrin e nenave te reja, pas lajmit se ky virus ka ne fokus bebet e sapolindura ka paralajmeruar qe cdo nene te marri masat e duhura per te parandaluar infektimin nga ky virus.

Çfarë është virusi Zika?

Virusi Zika përhapet nga mushkonja Aedes aegypti, që gjithashtu mbart ethet tropikale dhe verdhëzën. Virusi u zbulua së pari në Afrikë në vitet 1940, por tani është përhapur në Amerikën Latine. Shkencëtarët thonë se kanë prova në rritje për një lidhje me mikrocefalinë, që shkakton lindje të bebeve me kokë të vogël. Ndërsa virusi Zika mund të sjellë temperaturë dhe skuqje të lëkurës, shumica e njerëzve nuk shfaqin simptoma dhe nuk ka kurë të njohur.

E vetmja mënyrë e njohur për të luftuar virusin është të pastrohet uji i pellgjeve ku rrinë mushkonjat dhe të merren masa për mbrojtjen kundër pickimeve të mushkonjave.

Çfarë dimë për mikrocefalinë?

Mikrocefalia është një gjendje shëndetësore ku koka e një bebeje është shumë më e vogël se zakonisht. Gjatë shtatzënisë koka e bebeve rritet ashtu si edhe truri i tyre. Mikrocefalia mund të ndodhë për shkak se truri i bebes nuk zhvillohet siç duhet gjatë shtatzënisë ose ndalon së zhvilluari pas lindjes. Mikrocefalia mund të jetë një gjendje shëndetësore e izoluar, që do të thotë se ndodh pa shkaktuar defekte të tjera në lindje, por mund edhe të ketë pasoja zinxhir.

Bebet me mikrocefali mund të kenë një sërë problemesh të tjera, në varësi të seriozitetit të mikrocefalisë. Ajo është lidhur me probleme si krizat, vonesat në zhvillim, paaftësi intelektuale, probleme me lëvizjen dhe balancën, probleme me përtypjen, humbje të dëgjimit dhe probleme me shikimin.

Mikrocefalia nuk është një kusht që haset shpesh. Sipas të dhënave, ajo prek nga dy deri në 12 bebe për çdo 10 000 lindje.

Shkaqet janë ende të panjohura. Disa bebe kanë mikrocefali, për shkak të ndryshimeve në gjene. Të tjera shkaqe përfshijnë ekspozimin gjatë shtatzënisë ndaj infeksioneve, substancave të dëmshme apo mangësi në ushqim.