Pas vizitës dy ditore në Shqipëri, ish-presidenti i SHBA Bill Clinton ka shprehur falenderimin e tij për kryeministrin Edi Rama dhe popullin shqiptar, për një mbrëmje që siç shprehet “nuk do ta harroj kurrë”.

Në një reagim në Twitter, Clinton po ashtu thotë se ndihet i nderuar që ka punuar me vendin tonë për kaq shumë vite për të forcuar miqësinë mes dy shteteve.

“Faleminderit nga zemra Kryeministrit Edi Rama dhe popullit të Shqipërisë për një mbrëmje që nuk do ta harroj kurrë. Ka qenë nder për mua të punoj me ju për kaq shumë vite, për të forcuar lidhjet e miqësisë midis vendeve tona dhe për të ndërtuar një botë më të mirë për të gjithë”, shkruan Clinton.